UBT News

Zelensky: Lëshimet nuk do ta bindin Rusinë të ndalë vrasjet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, edhe një herë bëri thirrje për partnerët që të rrisin presionin ndaj Rusisë, duke thënë se ajo po “zvarrit luftën” dhe nuk tregon asnjë interes për ta përfunduar atë, shkruan The Guardian.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelenskyy tha se “një javë tjetër ka përfunduar pa asnjë përpjekje nga Rusia për t’u pajtuar me kërkesat e shumta të botës dhe për të ndaluar vrasjet”.

Duke u përballur me sulmet e vazhdueshme ruse, “ne po mbajmë pozicionet tona dhe po bëjmë gjithçka për të shkatërruar ose dëbuar pushtuesin”, tha Zelensky.

Ne po mbrojmë jetën e njerëzve tanë dhe po forcojmë mbrojtjen tonë ajrore. Kjo është situata në luftë”.

Duke u kthyer te diplomacia, ai tha se “Rusia refuzon të ndalë vrasjet, dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë asnjë shpërblim apo përfitim”.

Ky nuk është vetëm një qëndrim moral – është një qëndrim racional. Lëshimet nuk bindin një vrasës”.

Ai përsëriti se Ukraina po punonte me partnerët për të “afruar një paqe të vërtetë – paqe përmes fuqisë”, që sipas tij ishte “i vetmi lloj paqeje që mund të arrihet me Rusinë”.

Exit mobile version