Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij s’ka qenë kurrë më afër Bashkimit Evropian sesa tani.
Të enjten mbrëma, pas takimit me liderët evropianë, Zelensky e përshkroi si ditë historike dhe një hap përpara. Ai thotë se Ukraina ndjen mbështetje nga të katër shtetet për ofertën e saj në BE pasi zyrtarët evropianë që vizituan Ukrainën, mbështetën kandidaturën e Ukrainës për anëtarësim në BE.
“Përgjithësisht, përshtypja ime nga takimi është pozitive”, deklaroi ai.
“Nesër dhe pasnesër do të ketë shumë lajme të reja për Ukrainën, dhe besoj se do të jenë pozitive”, tha ai./UBTNews/