Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është kthyer në punë në kryeqytetin ukrainas pas vizitës së tij historike në Uashington gjatë kësaj jave.
“Unë jam në zyrën time. Ne po punojmë drejt fitores”, tha ai në një video që u publikua në Telegram.
Zelensky e falënderoi presidentin amerikan, Joe Biden dhe Kongresin amerikan përmes një mesazhi duke thënë: “Ne po kthehemi nga Uashingtoni me rezultate të mira, me gjëra që do të ndihmojnë vërtet”.
SHBA njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 1.8 miliard dollarësh gjatë vizitës së Zelenskyt./UBTNews/