UBT News

Zelensky-Kongresit amerikan: Europa nuk ka parë terror si ky për 80 vjet!

Evropa nuk ka parë terror si lufta në Ukrainë për 80 vjet, tha Volodymyr Zelenskyy në një fjalim në Kongresin amerikan të mërkurën, përcjell UBT News.

“Ky është një terror që Evropa nuk e ka parë për 80 vjet dhe ne po kërkojmë një përgjigje nga bota”, tha presidenti i Ukrainës. “A është e tepërt të kërkosh një zonë humanitare ndalim-fluturimi?”

Zelenskyy e përfundoi fjalimin e tij në anglisht me një lutje të drejtpërdrejtë ndaj homologut të tij amerikan Joe Biden.

“Uroj që ju të jeni udhëheqësi i botës”, i tha ai Bidenit. “Të jesh lider i botës, do të thotë të jesh udhëheqës i paqes”.

Fjalimi i Zelenskyy ishte pjesë e strategjisë së angazhimit të presidentit ukrainas, që e ka parë atë të flasë para parlamenteve anembanë botës.

Zelenskyy ka përdorur fushatën e tij për t’u lutur liderëve aleatë që të “mbyllnin qiellin” për të parandaluar sulmet ajrore ruse që po shkatërrojnë vendin e tij./UBTNews/

Exit mobile version