UBT News

Zelensky konfirmon se Ukraina ka përdorur ATCAMS të SHBA-së

Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se Ukraina ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi të ofruara nga SHBA në fushën e betejës.

Më herët, një zyrtar amerikan i paidentifikuar tha se ATCAMS kishte mbërritur dhe ishte vënë në përdorim kundër forcave ruse.

Ndërsa disa versione të raketave kanë një rreze veprimi prej 180 miljesh, ato të dërguara në Ukrainë kanë një rreze më të shkurtër dhe mbajnë municione thërrmuese, të cilat kur gjuhen, hapen në ajër duke lëshuar qindra bomba./UBTNews/

Exit mobile version