UBT News

Zelensky: Kievi nuk duhet fajësuar për sulmin raketor në Poloni

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ai nuk ka “asnjë dyshim” se Ukraina nuk është fajtore për sulmin raketor në Poloni të martën, ku mbetën të vdekur dy persona.

Zelensky tha se ka marrë garanci nga komandantët e tij të lartë se “nuk ishte raketa” e Ukrainës. Ai gjithashtu bëri thirrje që zyrtarëve ukrainas t’iu lejohet të hyjnë në vendin e shpërthimit dhe të jenë pjesë e hetimit.

Komentet e tij erdhën pasi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se raketat e mbrojtjes ajrore të Kievit mund të kenë shkaktuar sulmin./UBTNews/

Exit mobile version