UBT News

Zelensky kërkon vazhdimin e marrëveshjes së grurit pa pjesëmarrjen ruse

Ukraina i ka propozuar Turqisë dhe OKB-së që korridori i drithit të vazhdojë të funksionojë pa Rusinë, e cila u tërhoq nga marrëveshja të hënën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina marrëveshja për eksportin e grurit me Turqinë dhe OKB-në mbetet në fuqi, shkruan BBC. 

“Nisma e grurit të Detit të Zi mund dhe duhet të vazhdojë të funksionojë, nëse duhet pa Rusinë, atëherë pa Rusinë. Marrëveshja për eksportin e grurit me Turqinë dhe OKB-në, mbetet në fuqi. E vetmja gjë që duhet tani është zbatimi i kujdesshëm i tij dhe presioni vendimtar i botës ndaj shtetit terrorist”, tha Zelensky.

Sipas tij, OKB dhe Turqia mund të sigurojnë funksionimin e korridorit ushqimor.

“Ukraina, OKB dhe Turqia së bashku mund të sigurojnë funksionimin e korridorit ushqimor dhe inspektimin e anijeve. Kjo është e nevojshme për të gjithë në botë”, tha presidenti ukrainas.

Marrëveshja që lejon Ukrainën të eksportojë grurë përmes Detit të Zi ka përfunduar zyrtarisht të hënën (dje), pasi Rusia u tërhoq nga kjo marrëveshje. Vendimi është dënuar nga liderët botërorë, të cilët thonë se do të prekë zonat me njerëzit më të varfër të planetit. 

Exit mobile version