UBT News

Zelensky kërkon më shumë masa ndëshkuese ndaj Moskës

Shpejtësia e fushatës së sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë është “ngadalësuar pak”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy teksa kërkoi që të ndërmerren veprime më të ashpra.

Duke folur pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kiev, ai bëri thirrje për më shumë masa ndëshkuese që të zbatohen kundër Rusisë nga BE.

Ai shtoi se kishte diskutuar një paketë të re sanksionesh të BE-së me zonjën von der Leyen.

Një numër zyrtarësh të lartë të BE-së po vizitojnë sot kryeqytetin e Ukrainës, me premtime për më shumë ndihmë ushtarake, financiare dhe politike që pritet të bëhen./UBTNews/

Exit mobile version