UBT News

Zelensky kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje mbi zgjerimin e sanskioneve ndërkombëtare kundër Rusisë nga shkaku i pushtimit të paprovokuar që Moska nisi ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Ndërsa u takua në Kiev me ministrin britanik të Financave, Jeremy Hunt, me të cilin bisedoi mbi situatën në Ukrainë dhe nevojën për ta bërë më të vështrië që të shmnagen sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Zelensky në platformën X shkroi se: “Ne i kushtuam rëndësi të veçantë politikës së sanksioneve”.

Ndërsa shtoi se: “Është e rëndësishme të zgjerohen masat kufizuese kundër Rusisë dhe që shmangia e sanksioneve të jetë e pamundur”.

Po ashtu Zelensky falënderoi Britaninë për pakon e re të ndihmës ushtarake të cilën e prezantoi më herët gjatë javës kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Kjo paketë është më e madhja që Britania deri më tani i ka dhuruar Ukrainës, due bërë që kjo ndihmë e përgjithshme ushtarake që Londra i ka premtuar Kievit gjatë këtij viti të arrijë në 3.71 miliardë dollarë.

Ministri britanik Hunt, gjatë vizitës në Ukrainë, u takua dhe me kryeministrin ukrainas, Denys Shmyhal, ku biseduan për përmbajtjen e paketës së ndihmës ushtarake, e cila përfshin sisteme të mbrojtjes ajrore.

Kjo vizitë u realizua pasi presidenti amerikan, Joe Biden, më 24 prill nënshkroi pakon e ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 61 miliardë dollarë.

Ndihma e nevojshme, përfshirë sisteme të mbrotjes ajrore, do të dërgohet brenda orësh, kështu tha presidenti amerikan, Joe Biden./UBTNews/

Exit mobile version