Në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky ka njoftuar se po kërkon anëtarësim të shpejtë në NATO pasi presidenti rus, Vladimir Putin po përpiqet të aneksojë katër rajone të Ukrainës.
Ai shkroi në një postim në Telegram se: “Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”.
Para se Rusia t’i dërgonte trupat e saj të armatosura në Ukrainë në muajin shkurt, Moska po kërkonte garanci ligjërisht të detyrueshme se Ukraina nuk do të pranohej në NATO, një aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë edhe e përdori si pretekst Rusia kur nisi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak”./UBTNews/