UBT News

Zelensky: Kërkimi i Kremlinit për garanci sigurie nga Ukraina tregon se agresioni rus ka dështuar

Ukrainian President Volodymyr Zelensky speaks during his evening video message on Wednesday Nov. 2. (Office of President of Ukraine)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kërkesa e Rusisë për garanci sigurie nga Kievi tregon dështimin e pushtimit të Moskës pas tetë muajsh luftime.

Në fjalimin e tij të natës të mërkurën, udhëheqësi ukrainas tha,”252 ditë më parë, Rusia kërkoi garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas tetë muajsh të të ashtuquajturit “operacion special” të Rusisë, Kremlini po kërkon garanci sigurie nga Ukraina. Këto janë me të vërtetë ndryshime të habitshme”.

“Kjo tregon edhe dështimin e agresionit rus dhe sa të fortë jemi kur mbetemi të bashkuar”, shtoi Zelensky./UBTNews/

Exit mobile version