UBT News

Zelensky-Johnsonit: Ukraina ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetje, sanksionet të forcohen

Mëngjesin e kësaj të premte, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Presidenti ukrainas thotë ta ketë njoftuar kryeministrit britanik për siç tha ai sulmet tinëzare në Kiev nga agresori rus.

Madje Zelensky thotë edhe se Ukraina më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e partnerëve.

“Zhvillova bisedime me kryeministrin anglez, Boris Johnson. E raportova për rrjedhën e mbrojtjes së Ukrainës dhe sulmet tinëzare ndaj Kievit nga agresori. Sot, Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë. Ne kërkojmë kundërveprim efektiv ndaj Federatës Ruse. Sanksionet duhet të forcohen më tej”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Held talks with 🇬🇧 PM @BorisJohnson. Reported on the course of 🇺🇦’s defense and insidious attacks on Kyiv by the aggressor. Today 🇺🇦 needs the support of partners more than ever. We demand effective counteraction to the Russian Federation. Sanctions must be further strengthened.

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022

Ndërkohë që kryeministri britanik mbrëmë krahasoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ish-presidentin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihej si kasapi i Ballkanit. Kështu tha ai në fjalimin e jashtëzakonshëm që pati në parlament lidhur me situatën në Ukrainë.

Orët e hershme të mëngjesit të së enjtes Rusia sulmoi Ukrainën.

Exit mobile version