UBT News

Zelensky i quan “të çmendura” taktikat ruse në frontin lindor

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka akuzuar komandantët rusë për “çmenduri” në përpjekjet e tyre për të kapur qytetin lindor të Bakhmut.

Qyteti i cili ndodhet në rajonin e Donetskut dhe ka një popullsi prej 70 mijë banorësh të paraluftës – ka qenë qendra e sulmeve ruse për muaj të tërë.

Pavarësisht një përparimi të mundshëm ukrainas në qytetin kyç të Khersonit, Zelensky tha se sulmet vazhduan me fuqi, raporton BBC.

Kapja e qytetit do të ishte një fitore simbolike për Rusinë.

“Këtu është më e dukshme çmenduria e komandës ruse,” tha Zelensky në fjalimin e tij të natës nga Kievi. Ditë pas dite, për muaj të tërë, ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes atje, duke përqendruar nivelin më të lartë të goditjeve të artilerisë”.

Oleksiy Arestovych, një këshilltar i Zelenskyt, tha se një ditë forcat ruse filluan tetë sulme të veçanta në Bakhmut para drekës dhe ishin shtyrë prapa në çdo rast.

Qyteti ndodhet në një rrugë kryesore që të çon në qytetet Sloviansk dhe Kramatorsk të kontrolluara nga ukrainasit. Ndërsa Rusia po lufton diku tjetër në Ukrainë, forcat e saj kanë bërë përparim rreth Bakhmutit në javët e fundit.

Exit mobile version