Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i dha Urdhrin e Lirisë kryeministrit britanik, Boris Johnson, gjatë një ceremonie në Kiev të mërkurën.
Çmimi “pasqyron punën që Boris ka bërë për vendin tonë dhe të gjithë Evropën”, tha Zelensky.
“Dua të të falenderoj ty dhe popullin ukrainas për nderin e jashtëzakonshëm që më keni bërë, që është, mendoj, vërtetë vlerësim i përpjekjeve të Britanisë së Madhe”, deklaroi Johnson pasi pranoi çmimin.
Kryeministri britanik po qëndron për një vizitë në Ukrainë ndërsa vendi po shënon ditën e pavarësisë./UBTNews/