Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës por duhet të përmbushen dy kushte; duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve.
Nëse plotësohen këto kushte, ai tha se mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit.
SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelensky u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e zgjedhjeve. Nëse plotësohen këto kërkesa presidenti ukrainas mendon, se brenda 60 apo deri në 90 ditë mund të zhvillohen zgjedhjet.
Trump bashkohet me kritikën e Rusisë
Pezullimi i zgjedhjeve gjatë luftës sulmuese të Rusisë është kritikuar nga Rusia dhe së fundi edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Në një intervistë për platformën Politico në SHBA Trump i është imponuar Ukrainës për zgjedhje të reja.
“Ky vend po arrin në një pikë, që nuk është më demokraci. Edhe Rusia vazhdimisht përhap pretendimin, se Zelenskyj për shkak të pezullimit të zgjedhjeve nuk ka më legjitimitet në post”, ka thënë Trump.
Shumë njerëz në Ukrainë i refuzojnë zgjedhjet gjatë luftës edhe pse aktualisht është e paqartë, se sa mund të garantohen zgjedhjet në territoret e pushtuara nga Rusia ose në rajonet me luftime./S.K/EO/DW
