Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka “asnjë aksident në kohë lufte” pasi 14 persona humbën jetën në një aksident me helikopter në kryeqytetin Kiev.
Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit tha se kjo tragjedi është si pasojë e luftës. Në mesin e viktimave ishte Ministri i Brendshëm i Ukrainës së bashku me disa zyrtarë.
Në këtë videolidhje presidenti ukrainas u bëri thirrje aleatëve që të dërgojnë sa më shpejtë armë para ofensivave të reja ruse
“Koha që bota e lirë përdor për të menduar, përdoret nga shteti terrorist për të vrarë”, shpjegoi ai.
Kreu i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg tha të mërkurën në Davos se Ukraina duhet të presë për të marrë “mbështetje më të avancuar, armë më të rënda dhe armë më moderne”.
Stoltenberg tha se vendet anëtare të NATO-s do të takohen të premten për të diskutuar se çfarë pajisje ushtarake mund të dërgohen në Kiev./UBTNews/