Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka dorëzuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama çmimin “Yaroslav i Urti’.
Ky çmim i është ndarë me vendimin e presidentit të Ukrainës për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetje.
Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit që përforcon dhe promovon miqësinë mes të dy vendeve.
Ujdinë e firmosën kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Pas takimeve bilaterale, dy liderët do të marrin pjesë në Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore”, që po mbahet në Tiranë.
Në dy vjetorin e fillimit të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Samiti synon të riafirmojë angazhimin e përbashkët të shteteve të Evropës Juglindore për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Pjesë e këtij samiti do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.