UBT News

Zelensky i bën thirrje NATO-s ta ndihmojë Ukrainën në fuqizimin e mbrojtjes ajrore

Presidenti Volodymyr Zelensky i kërkoi NATO-s të enjten të mbështesë sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit të tij para sulmeve të pritshme ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës, pas një vizite të paparalajmëruar nga shefi i bllokut, Jens Stoltenberg.

“Sekretari i Përgjithshëm u pajtua të ndërmarrë përpjekje për të na ndihmuar dhe për të na mbështetur në këtë çështje, për të mobilizuar vendet anëtare të aleancës”, tha Zelensky gjatë një konference të përbashkët shtypi, duke shtuar se: “Ne duhet ta kalojmë këtë dimër së bashku, mbrojmë infrastrukturën tonë energjetike dhe jetën e njerëzve”./UBTNews/

Exit mobile version