Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën mbrëma që të ndërmarrë veprime për të ndalur sulmet ajrore ruse ndaj infrastrukturës jetike të vendit.
Rusia lëshoi një breshëri raketash në të gjithë Ukrainën ditën e mërkurë. Si pasojë e sulmeve u mbyllën termocentralet bërthamore dhe u vranë disa civilë në Kiev.
“Sot është vetëm një ditë, por ne u sulmuam nga 70 raketa. Kjo është formula ruse e terrorit”, tha Zelensky përmes videolidhjes në dhomën e këshillit në New York, duke shtuar se spitalet, shkollat, infrastruktura e transportit dhe zonat e banuara janë goditur.
Ai tha se Ukraina po pret që bota të reagojë ndaj këtyre sulmeve./UBTNews/