UBT News

Zelensky flet me Macron për “shtim të presionit” ndaj Moskës pas sulmeve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se kishte një telefonatë urgjente me presidentin francez Emmanuel Macron të hënën, mes valës së sulmeve me raketa ruse në të gjithë vendin.

“Ne diskutuam për forcimin e mbrojtjes sonë ajrore, nevojën për një reagim të ashpër evropian dhe ndërkombëtar, si dhe presion të shtuar ndaj Federatës Ruse”, shkroi Zelensky të hënën në Twitter.

Macron gjatë telefonatës tha se Franca do të ishte e gatshme të rrisë mbështetjen në drejtim të pajisjeve ushtarake për Ukrainën.

Presidenti francez i tha Zelenskyt “shqetësimet e tij ekstreme” për bombardimet e Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, të cilat çojnë në dëmtimin e viktimave civile të infrastrukturës kritike.

Macron gjithashtu ripohoi mbështetjen e plotë të Francës për Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version