UBT News

Zelensky falënderon ShBA-në për mbështetjen ‘e paprecedentë’ ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të hënën se e vlerëson mbështetjen ‘e paprecedentë’ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ukrainës.

Sipas një deklarate të publikuar në ueb-faqen e Presidencës ukrainase, Zelensky i bëri komentet gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, të cilët qëndruan në Kiev të dielën vonë.

“Ne e vlerësojmë ndihmën e paprecedentë të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën. Unë do të doja të falënderoja presidentin [amerikan Joe] Biden personalisht dhe në emër të të gjithë popullit ukrainas për udhëheqjen e tij në mbështetje të Ukrainës”, tha Zelensky.

Mes tjerash në deklaratë thuhet se Zelensky gjithashtu diskutoi për sanksione të reja ndaj Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version