Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar një protestuese e cila mbrëmë ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus, duke tundur një pankartë ku shkruhej: “Jo luftë, ndalo luftën”.
“Unë u jam mirënjohës atyre rusëve që nuk reshtin së përpjekuri për të përcjellë të vërtetën. Për ata që luftojnë dezinformimin dhe tregojnë të vërtetën, fakte reale për miqtë dhe të dashurit e tyre”, tha Zelensky, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Faleminderit dhe personalisht gruas që hyri në studion e Channel One me një pankartë kundër luftës”.