Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi ligjvënësit norvegjezë të enjten për miratimin e një pakete dypalëshe ndihme prej rreth 7 miliardë dollarësh për Ukrainën. Ai tha se Rusia nuk do ta thyejë kurrë unitetin e Ukrainës dhe aleatëve të saj.
Të ardhurat e qeverisë norvegjeze, që është një eksportues i madh i naftës, u rriten në nivele rekord pas pushtimit rus të Ukrainës, në periudhën kur çmimi i gazit u rrit vitin e kaluar.
Kjo është ndihma më e madhe që Norvegjia ka ofruar ndonjëherë për një komb të vetëm dhe është pjesë e një fluksi të paprecedentë të ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën që synon ta ndihmojë atë të luftojë pushtimin rus./UBTNews/