Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar Norvegjinë dhe Danimarkën për paketën e tyre të përbashkët të mbrojtjes.
Zelensky shkroi në Twitter: “I jam mirënjohës qeverive të Norvegjisë dhe Danimarkës, të udhëhequra nga [kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store] dhe [kryeministrja daneze Mette Frederiksen], për paketën e re të ndihmës së përbashkët të mbrojtjes. Paketa shtesë e predhave të artilerisë është shumë e nevojshme për [Ukrainën] në fushën e betejës. Së bashku ne po i afrohemi fitores sonë të përbashkët”./UBTNews/