Zelensky falënderon Finlandën për pajisjet shtesë, të cilat përfshijnë armatim kundërajror dhe municione.
Në një postim në Twitter, ai shkruan: “Falënderoj Finlandën dhe Presidentin Niinisto personalisht për zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve tona të arritura në Helsinki.
Paketa e 16-të e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, e cila do të përfshijë sisteme kundërajrore dhe municione, nevojitet urgjentisht në fushën e betejës.
“Së bashku deri në fitore!”/UBTNews/