Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sot gjatë një deklarate të përbashkët me presidentin amerikan, Joe Biden, u shpreh se “bota demokratike” duhet të “fitojë këtë luftë historike”.
“Është vizita më e rëndësishme në të gjithë historinë e marrëdhënieve SHBA-Ukrainë”, tha Zelensky, duke shtuar se “nënvizon rezultatet që kemi arritur tashmë”.
“Sot negociatat tona ishin shumë të frytshme”, u shpreh Zelensky.
Ai shtoi se rezultatet e kësaj vizite me siguri do të shihen dhe do të kenë reflektim në fushën e betejës.
“Vendimi i SHBA-së për t’i dhënë tanke Abrams Ukrainës në fillim të janarit ka kontribuar tashmë në forcimin e mbrojtjes së Ukrainës”, tha Zelensky, duke shtuar se ai dhe Biden folën gjithashtu për armë me rreze të gjatë.
“Unë e di se do të ketë një paketë shumë të rëndësishme mbështetjeje për Ukrainën… duke shërbyer një sinjal të qartë se agresioni i Rusisë nuk ka asnjë shans”, tha Zelensky, shkruan BBC.
“Ukraina është mirënjohëse për ju, z.President”, i tha Zelensky Bidenit.