Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar Australinë për një paketë ushtarake dhe humanitare në vlerë prej 74 milionë dollarësh.
Në Twitter, Zelensky shkroi: “I jam mirënjohës qeverisë dhe personalisht kryeministrit [Anthony Albanese] për vendimin për të ofruar një paketë tjetër ndihme ushtarake dhe humanitare për [Ukrainën] në total rreth 75 milionë dollarë. Ne e vlerësojmë këtë dëshmi të mbështetjes globale për Ukrainën, si dhe kontributin e të gjitha vendeve partnere për të sjellë më afër fitoren tonë të përbashkët”./UBTNews/