UBT News

Zelensky e uron Macronin për fitoren

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka uruar presidentin francez, Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhje.

Në nje postim në Twitter, Zelensky e përshkroi Macronin si “mik të vërtetë” dhe shprehu falënderime për mbështetjen e Francës ndaj Ukrainës qëkur filloi pushtimi rus.

“Jam i bindur se po shkojmë drejt fitoreve të reja”, shkroi ai në Twitter.

Macron luajti një rol të rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai vizitoi presidentin rus në Moskë para pushtimit të Rusisë dhe zhvilloi disa biseda telefonike me Vladimir Putinin./UBTNews/

Exit mobile version