Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Kryeministri i Izraelit, Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime” tha Zelensky në një video fjalim drejtuar popullit ukrainas të postuar, të dielën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem”.
“Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse kjo do të jetë e mundur”, tha ai.
Komentet e Zelensky erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit me video lidhje të dielën.