UBT News

Zelensky e lavdëron marrëveshjen për paqe, thotë se tani i takon Rusisë të bëjë paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara në Arabinë Saudite, mund të përdoret si draft për një marrëveshje më të gjerë dhe shtoi se tani i takon Rusisë të vendosë nëse dëshiron të angazhohet në procesin e paqes.

I takon Rusisë të vendosë se çfarë do të ndodhë tutje, nëse ajo dëshiron ta vazhdojë agresionin e vet kundër Ukrainës apo jo”, tha Zelensky në një konferencë për media të mërkurën.

Lideri ukrainas i lartësoi bisedimet që rezultuan me propozimin për armëpushim dhe tha se nevojitet nënvizimi i hapave të mëtejshëm, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për paqe afatgjate, me garanci të sigurisë për Ukrainën, për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Zelensky u tha ukrainasve të përgatiten për “presion të fortë informativ” dhe tha se “Rusia do të bëjë gjithçka për ta përçarë Ukrainën me Shtetet e Bashkuara”.

Moska deri më tani ka refuzuar të komentojë për hollësitë e propozimit për armëpushimin 30-ditor, dhe nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për këtë marrëveshje.

Exit mobile version