Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka ftuar për vizitë në Ukrainë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy për të parë situatën në terren. Kjo ftesë erdhi në kohën kur Partia Republikane u nda në dy pjesë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për Ukrainën.
“McCarthy duhet të vijë këtu për të parë se si punojmë ne, çfarë po ndodh këtu, çfarë na shkaktoi lufta, cilët njerëz po luftojnë tani, kush po lufton tani. Dhe pastaj pas kësaj, bëni supozimet tuaja”, deklaroi Zelensky.
Megjithatë McCarthy tha për CNN se nuk planifikon të vizitojë Ukrainën dhe argumentoi se presidenti Joe Biden nuk ka vepruar mjaftueshëm shpejt për të ndihmuar Ukrainën./UBTNews/