Volodymyr Zelenskyy do të udhëtojë në Poloni të mërkurën për t’u takuar me presidentin e vendit, Andrzej Duda.
Marcin Przydacz, këshilltar për çështjet e jashtme të z. Duda, tha se vizita po zhvillohet me ftesë të tij.
“Do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike”, tha Przydacz për radiostacionin polak RMF.
“Do të jetë një vizitë zyrtare”.
Ai shtoi se presidenti ukrainas do të takohet me polakët dhe ukrainasit që janë strehuar në vend, në Sheshin e Kalasë në Varshavë.
Zelensky u takua për herë të fundit me homologun e tij polak në dhjetor, gjatë udhëtimit të tij nga SHBA.
Polonia dhe Ukraina janë fqinjë dhe kanë lidhje të thella historike.
Më shumë se 1 milion ukrainas u larguan nga vendi i tyre për në Poloni pas pushtimit të Rusisë vitin e kaluar./UBTNews/