UBT News

Zelensky do ta vizitojë Gjermaninë më 13 dhe 14 maj

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të udhëtojë në Gjermani më 13 dhe 14 maj, konfirmoi policia federale gjermane për Reuters të mërkurën.

“Me ftesë të Kancelarit Federal, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Berlin dhe Aachen nga 13 deri më 14 maj”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga policia federale.

Gazeta gjermane Tagesspiegel raportoi gjatë të mërkurës se udhëheqësi ukrainas do të pritet nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, me nderime ushtarake më 14 maj./UBTNews/

Exit mobile version