UBT News

Zelensky diskuton për sanksione të reja ndaj Rusisë me kancelarin gjerman

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në të cilën ata diskutuan mundësinë e sanksioneve shtesë kundër Rusisë, si dhe rreth mbrojtjes dhe mbështetjes financiare për Ukrainën.

Zelensky njoftoi përmes mediave sociale se në bisedën e tyre “theksuan se të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të identifikohen dhe ndëshkohen”.

Zyra e Zelenskyt përmes një njoftimi bëri të ditur se presidenti Zelensky propozoi paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version