Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në të cilën ata diskutuan mundësinë e sanksioneve shtesë kundër Rusisë, si dhe rreth mbrojtjes dhe mbështetjes financiare për Ukrainën.
Zelensky njoftoi përmes mediave sociale se në bisedën e tyre “theksuan se të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të identifikohen dhe ndëshkohen”.
Zyra e Zelenskyt përmes një njoftimi bëri të ditur se presidenti Zelensky propozoi paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë./UBTNews/