Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ka diskutuar për ndihmën sa i përket mbrojtjes, bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë në një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
“Ne vlerësojmë nivelin e lartë të dialogut me Gjermaninë dhe mbështetjen në luftën tonë!” tha ai në një postim në Twitter.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se kancelari dhe presidenti ukrainas “shkëmbyen pikëpamjet mbi mënyrat shumë konkrete, praktike për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë”, duke mos dhënë detaje të mëtejshme./UBTNews/