Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në qytetin jugor të Mariupolit qysh prej fillimit të pushtimit rus, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në një videolidhje me ligjvënësit e Koresë së Jugut, ai tha: “Mariupol është shkatërruar, ka dhjetëra mijëra të vdekur, por edhe përkundër kësaj, rusët nuk po e ndalin ofensivën e tyre”.
BBC nuk arriti të verifikojë pretendimin e Zelenskyt, por nga ajo që u raportua, refugjatët që kanë ikur nga qyteti i rrethuar e kanë përshkruar situatën atje tejet të vështirë./UBTNews/