Volodymyr Zelensky dhe Rishi Sunak kanë diskutuar “bashkëpunimin e mëtejshëm të mbrojtjes” në një telefonatë këtë mëngjes.
Presidenti ukrainas tha se ai foli me kryeministrin për “përpjekjet e përditshme të Rusisë për të shkatërruar” qendrën historike dhe infrastrukturën portuale të Odesës.
“Ne duhet të mbrojmë Odesën”, shkroi ai në Twitter, duke kërkuar më shumë mbështetje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
“Ne diskutuam bashkëpunimin tonë të mëtejshëm të mbrojtjes, rrjedhën e operacioneve ofensive ukrainase”, shtoi ai.
Zelensky dhe Sunak kanë krijuar një marrëdhënie të fortë që nga pushtimi i Rusisë, me të dy liderët që vizituan vendin e njëri-tjetrit në disa raste, përcjell UBT News.