Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë folur në telefon mëngjesin e sotëm.
Biseda u zhvillua në kohën kur Johnson do të përballet me mocion mosbesimi. Nëse ai humbet, ai do të detyrohet të tërhiqet si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Dyshja folën për zhbllokimin e porteve, duke iu referuar bllokadës detare të Moskës ndaj Ukrainës, e cila ia ka pamundësuar kësaj të fundit të eksportojë shumë nga prodhimet e saj bujqësore, shkroi Zelensky në Twitter./UBTNews/