UBT News

Zelensky: Deri në 60 milionë tonë drithë mund të bllokohen në Ukrainë deri në vjeshtë

A truck driver unloads barley grains after harvest to a grain storage in Odesa region, Ukraine 22 June 2022. 7 million tonnes of wheat, 14 million tonnes of corn grain, 3 million tonnes of sunflower oil, and 3 million tonnes of sunflower meal have not entered the world market due to Russias blockade of Ukrainian seaports, that has led to a record rise in world market prices and will inevitably result in a global food crisis and rising inflation, as media informed. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Deri në 60 milionë tonë drithë mund të bllokohen në Ukrainë deri në vjeshtë nëse vendi vazhdon të përballet me eksporte të bllokuara, u tha gazetarëve në Kiev të hënën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“E dini, 22 milionë tonë janë bllokuar tani”, tha Zelensky. “Ne gjithashtu presim rreth 60 milionë tonë në vjeshtë. Atëherë do të jemi në një situatë vërtet të vështirë, shumë të vështirë”.

Presidenti tha gjithashtu se po punonte me Kombet e Bashkuara në përpjekje për të hapur një korridor të sigurt që do të lejonte Ukrainën të eksportonte grurë nga portet e saj të Detit të Zi.

“Ne jemi të interesuar për këtë si eksportues. Ne jemi të interesuar që fermerët tanë të vazhdojnë të punojnë për vitin e ardhshëm, për të korrat e ardhshme. Për ta bërë këtë, ne duhet të eksportojmë gjithë këtë drithë – elb, grurë, misër, etj.”, tha Zelensky.

“Nga ana jonë, shteti ukrainas nuk po humbet kohë dhe ne po punojmë në rrugë të ndryshme hekurudhore dhe porteve lumore për eksportin e drithit tonë dhe këtë eksport po e rrisim çdo ditë”./UBTNews/

Exit mobile version