UBT News

Zelensky dënon sulmin rus në një maternitet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dënoi sulmin rus që ndodhi të mërkurën në një maternitet në jug të Ukrainës, ku u vra një foshnje e porsalindur.

Nëna e fëmijës dhe një mjek u shpëtuan nga rrënojat e spitalit të shkatërruar në Vilnyansk në rajonin Zaporizhzhia, pas sulmit me raketa, sipas autoriteteve ukrainase.

“Shteti terrorist vazhdon të luftojë kundër civilëve dhe objekteve civile”, tha Zelensky, duke iu referuar Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version