UBT News

​Zelensky: Çdo kompromis me Rusinë duhet të konfirmohet me zgjedhje ose referendum

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se çdo kompromis midis Ukrainës dhe Rusisë për çështjen e kontrollit të rajoneve të saj lindore duhet të jetë i drejtë dhe i konfirmuar në një zgjedhje ose referendum.

Zelensky konfirmoi se Shtetet e Bashkuara i kanë propozuar Kievit të tërhiqet nga zonat që ende kontrollon në rajonin Donetsk dhe të krijojë një zonë “ekonomike të lirë” dhe të demilitarizuar atje, pa praninë e forcave ruse.

“Unë besoj se populli ukrainas do t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Qoftë përmes zgjedhjeve apo referendumit, duhet të jetë një qëndrim që vjen nga populli ukrainas,” u tha Zelensky gazetarëve kur u pyet për arritjen e një marrëveshjeje me Moskën.

Zelensky tha se pala amerikane ende nuk e di se kush do ta sundojë zonën e demilitarizuar.

Ai shtoi se Uashingtoni propozon tërheqjen e ushtrisë ruse nga rajonet ukrainase Sumy, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk, por edhe qëndrimin e tyre në rajonet e Kherson dhe Zaporizhzhia./S.K/KP/

Exit mobile version