Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe, Liz Truss bisedoi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kjo është biseda e parë e saj telefonike me një lider të huaj që nga emërimi i saj si kryeministre.
“U bëra lideri i parë që bisedova me kryeministren e sapozgjedhur britanike”, shkroi Zelensky në Twitter.
“Falenderova popullin (britanik) për ndihmën e madhe ndaj Ukrainës. Është e rëndësishme që Britania e Madhe ta fuqizojë edhe më tej ndihmën ndaj Ukrainës”, shkroi ai tutje.
Zelensky e ftoi atë për vizitë në Ukrainë./UBTNews/