UBT News

Zelensky bisedon me Macronin, dënon “terrorizmin nuklear” të Rusisë

March 14, 2022, Kyiv, Ukraine: Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy delivers an address marking the 19th day of the Russian invasion, March 15, 2022 in Kyiv, Ukraine. (Credit Image: Global Look Press/Keystone Press Agency)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka diskutuar rreth ‘terrorizmit nuklear’ të Rusisë në termocentralin e Zaporizhzhia-s në një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Të hënën mbrëma, lideri ukrainas u bëri thirrje liderëve botërorë që të ndërhyjnë dhe të parandalojnë një aksident të mundshëm bërthamor në termocentral, i cili po vazhdon të mbahet nga forcat ruse. Sipas tij, nëse bota nuk tregon “fuqi dhe vendosmëri” për ta mbrojtur vendin, kjo nënkupton që bota është mposhtur.

“Do të humbasë nga terrorizmi. Dhe do t’i nënshtrohet shantazhit bërthamor”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version