Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bisedoi me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, por nuk u bënë të ditura detajet.
Rusia tha se dërgoi një delegacion në Bjellorusi – për negociata me Ukrainën. Por Zelensky refuzoi ofertën duke thënë se negociatat do të zhvilloheshin nëse Rusia nuk do ta sulmonte Ukrainën nga territori i Bjellorusisë.
Por ai është i hapur që negociatat të zhvillohen në vende tjera./UBTNews/