UBT News

Zelensky bën thirrje të bojkotohet nafta ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë. Gjatë një konference për media, Zelensky tha se pushtimi i vazhdueshëm tregon se Rusia nuk ka hequr dorë nga planet e saj kundër Ukrainës. Ai tha se “kemi nevojë për një pako të re sanksionesh”.

Zelensky bën thirrje për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”. Ai shton se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht moral”./UBTNews/

Exit mobile version