Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë mbi ndikimin që lufta ka pasur në pasigurinë ushqimore globale.
Thirrja ka të ngjarë të jetë kryesisht simbolike. 193 vendet anëtare të OKB-së janë gjithashtu anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
“Nuk mund të diskutohet gjithashtu për anëtarësimin e vazhdueshëm të Rusisë në FAO – Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara”, tha Zelensky gjatë një fjalimi të enjten në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Sipas një raporti të përbashkët nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë dhe Programi Botëror i Ushqimit, lufta në Ukrainë mund të rrisë numrin e njerëzve që mund të përballen me pasiguri akute ushqimore rreth botës në 47 milionë këtë vit e që në total është 323 milionë./UBTNews/