Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
“Nuk mund të ketë asnjë diskutim për zgjatjen e anëtarësimit të Rusisë në FAO. Çfarë duhet të bëjë Rusia nëse ata po shkaktojnë uri për të paktën 400 milionë, ose potencialisht më shumë se një miliard njerëz?”, citohet të ketë thënë Zelensky nga agjencia e lajmeve AFP.
Ai po i drejtohej një takimi ministror të grupit të vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris me video-lidhje.
Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për krijimin e rrezikut të një katastrofe globale ushqimore duke bllokuar portet e Detit të Zi./UBTNews/