UBT News

Zelensky bën thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë

Të enjten, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian për më shumë sanksione kundër Rusisë. Ai njoftoi se ka diskutuar për paketën e dhjetë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Aktualisht ritmi i sanksioneve është ngadalësuar disi në Evropë, dhe shteti terrorist përkundrazi po përshtatet me sanksionet dhe ne duhet të kapim hapin. Ne duhet ta korrigjojmë këtë”, tha Zelensky në një konferencë për media bashkë me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në Kiev për një vizitë zyrtare së bashku me shefin e politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell dhe zyrtarë të tjerë.

“Kjo është një detyrë e përbashkët evropiane, për të zvogëluar aftësinë e Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve. Dhe sa më shpejt të arrihet kjo detyrë, aq më afër do të jemi me humbjen e Federatës Ruse”, shtoi ai.

“Nuk mjafton vetëm suksesi në fushën e betejës. Kemi nevojë për një Evropë të lirë, paqësore dhe të bashkuar”, deklaroi Zelensky.

Kurse Von der Leyen tha se: “Ne duhet ta detyrojmë presidentin Putin të paguajë për luftën e tij mizore”./UBTNews/

Exit mobile version