UBT News

Zelensky: Ata filluan luftën dhe sillen sikur ne jemi fajtorë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua vendit të tij të dielën, duke i quajtur ukrainasit “njerëzit më të guximshëm të vendit më të mirë në botë”.

“Ne po shkojmë drejt fundit të luftës javën e ardhshme. Lufta për liri, për shtet. Kjo është edhe një javë tjetër që Ukraina qëndroi e fort, pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të na shkatërruar. Ne po luftojmë. Po mbrohemi. Ne po zmbrapsim sulmet”, deklaroi ai.

Zelensky tha se vendi po bën gjithçka për ta fituar luftën dhe akuzoi lidershipin rus se “po gënjen” për shkak të përpjekjeve për t’ua hedhur fajin atyre.

Presidenti ukrainas tha se Rusia ka humbur kontaktin me realitetin, duke vepruar si agresore, si dhe duke fajësuar Ukrainën për veprimet e kryera nga trupat ruse, përfshirë këtu vrasjet në Bucha, sulmin me raketa në stacionin e trenit në Kramatorsk dhe “çdo qytet të shkatërruar dhe fshat të djegur”./UBTNews/

Exit mobile version